E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Ganimete Musliu e quan Arben Vitinë ‘Ministër Vdekja’

Duhet lexuar

spot_img

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se nuk ka arritur të sigurojë vaksina kundër Covid-19 për qytetarët e Kosovës. Nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, Musliu e quan Vitinë “ministër Vdekja” derisa i kërkon dorëheqjen.

Vitia është në qendër të kritikave pasi një hulumtim i Insajderit zbuloi se Kosova humbi qindra doza të vaksinave Pfizer për shkak se Vitia nuk nënshkroi marrëveshjen e arritur me kompaninë nga ish-ministri Armend Zemaj. Vitia mohoi lajmet e tilla.

“Minister Vdekja A e ke te qartë  qe lenia qellimisht e njerezve pa vaksionim është krim kunder njerzimit?”, shkruan Musliu në Facebook.
Dorheqja është më e pakta që duhet të bësh!”, shton ajo.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img