E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Gani Geci: LDK’ja të zgjedhë një kryetar që nuk është patericë as e VV’së, as e PDK’së

Duhet lexuar

spot_img

Të dielën me fillim nga ora 10:00 LDK-ja do të mbajë një prej Kuvendeve Zgjedhore më të rëndësishme në histori të partisë ku do ta zgjedh kreun e ri që do t’i udhëheq pas debaklit të 14 shkurtit. Sipas Gani Gecit, kryetari i ri i LDK’së që do ta pasojë Isa Mustafën nuk duhet të jetë vegël e partive të tjera.

Geci në një prononcim për Express ka thënë se LDK-ja duhet të zgjedh një kryetar që nuk është patericë e Vetëvendosjes dhe PDK-së.

“Unë nuk kam ndonjë funksion në LDK, dhe nuk di as çfarë të them por dëshira ime është që LDK ta zgjedh një kryetar të LDK-së që nuk është patericë as e LVV e as e PDK-së”, u deklarua ai.

Ndërsa ka kritikuar LDK-në duke thënë se pas vdekjes së presidentit Rugova, kjo parti është dëmtuar pasi deri tani e ka luajtur rolin e patericave të PDK-së.

“Sepse pas vdekjes së presidentit Rugova e deri tash LDK e ka luajtur rolin si patericat e PDK-së dhe vetëm sa e kanë dëmtuar LDK-në”, shtoi ai.

Të dielën, 355 delegatë sa janë gjithsej sipas statutit, por, që me largimet e fundit po raportohet se ky numër ka rënë nën 335, do të mblidhen që të votojnë për njërin nga kandidatët të cilët kanë shpallur kandidaturat e për të parin e partisë, e që do të udhëheqë për dy vitet e ardhshme.

Geci nuk ka dhënë ndonjë emër konkret se kë e përkrah për të parin e partisë, por ka thënë se do të mbështeste vetëm një kryetar që nuk bëhet bisht i partive tjera.

“E tash nëse mund ta gjejmë një kryetar të LDK-së që nuk është patericë as e LVV e as e PDK-së, por kryetar i paluhatshëm dhe menaxher i mirë i LDK-së, unë do ta mbështesja vetëm një kryetar që nuk bëhet bisht i partive tjera”, tha Geci për Express.

Deri tani kandidaturën për kryetar të LDK-së e kanë shpallur zyrtarisht Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

90 për qind e të rriturve kanë këtë problem të zakonshëm shëndetësor por nuk e kuptojnë – ja cilat janë simptomat

A e dini se çfarë po ndodh me veshkat tuaja? Nëse nuk jeni të sigurt, nuk jeni vetëm. Sipas hulumtimit...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img