E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

G-Power modifikon M2 Competition të BMW-së

Duhet lexuar

spot_img

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, G-Power, njofton se ka edhe një paketë për modifikim për M2 Competition të BMW-së.

Kjo paketë mban emrin G2M Limited Edition dhe përfshin motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 404 kW/550 kuajfuqi. Po ashtu përfshinë edhe turbo-mbushësin e modifikuar si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

Tani, ky M2 Competition shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 300 km/orë, shkruan carscoops.

Gjithashtu, paketa e re e G-Powerit përshinë edhe set të rrotave “Hurricane RR” nga alumini, amortizatorët e modifikuar, timonin nga fibra të karbonit, etj.

G-Power paralajmëron se do të ofrojë vetëm 25 paketa të tilla me çmim prej 11,900 euro (me tatim) në Gjermani.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img