E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Fusha më e lartë e futbollit gjerman – në Austri

Duhet lexuar

spot_img

Ndërsa temperaturat u rritën mbi 20 gradë celsius në shumë zona të Gjermanisë gjatë javës së kaluar, banorët e rajonit austriak të Kleinwalsertalit janë ende duke pritur për shkrirjen e borës në mënyrë që të kthehen të luajnë futboll në fushën piktoreske të zonës, të vendosur midis pyjeve dhe majave të Alpeve.

“Ne ende kemi pak dëborë këtu”, tha Thomas Podgorschek. “Gjatë dimrit kishte dy metra dëborë në fushë, sepse ajo është e rrethuar nga shpatet. Ne e kemi hequr me lopata deri në rreth 20 centimetra, por duhet të presim që dielli të bëjë punën për pesë deri në dhjetë centimetrat e fundit”.

33-vjeçari është kreu i futbollit dhe gjithashtu trajner i ekipi U9 në Kleinwalsertal, vend i cili afërsisht është 1.200 metra mbi nivelin e detit. Rajoni i Alpeve ka një status unik pasi i përket Austrisë, por lugina është e rrethuar nga një kufi malesh në një mënyrë të tillë që rruga e vetme është përmes Gjermanisë. Skijimi është sporti më i popullarizuar në vend, ku pothuajse çdo trajner futbolli punon edhe si instruktor i skive. Podgorschek beson se një larmi e tillë aktivitetesh është e dobishme për fëmijët vendas.

“Mund të jetë mirë vetëm për fëmijët, të cilët mund të kenë një gamë kaq të larmishme të lëvizjeve”, tha ai.

Vendndodhja shpesh ka rezultuar problematike, por veçanërisht gjatë përhapjes së pandemisë COVID-19 kur kufiri gjerman u mbyll. Në kohë normale, gjeografia e zonës ka nënkuptuar kryesisht se futbolli ka qenë përsëri në gjendje të lëshojë fuqinë e tij përtej kufijve. Udhëtimet për ndeshje në Austri do të ishin shumë të gjata për banorët e Kleinwalsertalit, pasi ata së pari do të duhej të lëviznin nëpër male. Ata nuk janë vetëm anëtarë të Federata së Futbollit të Austrisë (OEFB), por edhe të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) dhe janë përfshirë në sistemin gjerman në zonën Allgau.

“Kurdoherë që kemi një ndeshje fëmijësh është gjithmonë një ndeshje ndërkombëtare midis Austrisë dhe Gjermanisë”, qesh Podgorschek që njihet me nofkën “Poki”. “Ne e shpallim atë përmes mikrofonit dhe fëmijët mendojnë se është e mrekullueshme. Ata të gjithë qeshin dhe ne argëtohemi me këto duele. Shumë prej tyre shkojnë në shkollën e mesme në Allgau dhe i njohin kundërshtarët e tyre ndërkombëtarë nga klasa ose sheshi i lojërave”.

Kjo çon në një rivalitet të ashpër midis tifozëve të Austrisë dhe Gjermanisë, dhe ka shumë prej këtyre të fundit në luginë.

“Këtu ka më shumë përkrahës të futbollit gjerman” tha Podgorschek, përpara se të pohonte se zemra e tij rrah vetëm për Austrinë dhe fanellën kuq e bardhë. “Ndarë nga ngjyra e fanellës, e bashkuar nga dashuria për lojën”, është një frazë e njohur në futbollin amator në botën gjermanofolëse. Dhe në këtë rajon në kufirin Austro-Gjerman, është më shumë se thjesht një parullë. Meqenëse fusha me bar në Kleinwalsertal mund të përdoret vetëm nga fundi i muajit prill e deri në fund të shtatorit, klubi austriak ka një marrëveshje me qytetin gjerman Sonthofen, rreth 30 minuta larg me makinë, që gjatë dimrit të mund të luajë në fushën me katran dhe gjithashtu të zhvillojnë ndeshjet e tyre që i konsiderojnë si në “shtëpi” atje.

Sonthofen tashmë ka marrëveshje ekzistuese me skuadrën e nivelit të katërt, Memmingen, dhe klubin e Bundesligës, Augsburg. Të rinjtë e Kleinwalsertalit janë po aq të talentuar në fushë sa që disa lojtarë të rinj kanë përfituar nga këto lidhje për të nisur rrugën e tyre në ekipet e Memmingenit dhe Augsburgut.

“Gjatë viteve të fundit kemi pasur shumë futbollistë të mirë që ishin të talentuar dhe ambiciozë”, tha Poki. “Por nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët më të mirë, ne duam të zhvillojmë të gjithë. Ne kemi marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga sponsorët tanë dhe prindërit, të cilët organizohen me autobusë në mënyrë që fëmijët të mund të drejtohen gjithmonë në terrenet e tjera sportive”.

Për shkak se disa nga grupmoshat më të vjetra nuk mund të formojnë më ekipet e tyre, ata duhet të mbështeten në partneritete duke luajtur me klubet e Bavarisë. Fjala për cilësinë e fushave austriake tani është përhapur shumë larg dhe në dy vitet e fundit, Augsburgu ka mbajtur kampe stërvitore para-sezonale javore për ekipet U19, U17 dhe U15 që janë përgatitur për fillimin e garave. Ata e bëjnë këtë në kulmin e verës, natyrisht, pasi atëherë nuk ka asnjë mundësi dëbore në terrenin më të lartë sportiv të Gjermanisë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img