E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Fluturimi i paraparë shtyhet për dy orë, gjithçka ndodhi për shkak se dyvjeçarja nuk mbante maskë – normaliteti u rikthye kur familja amerikane zbriti

Duhet lexuar

spot_img

Një aeroplan i mbushur me pasagjerë u detyrua t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë, pasi një familje dhe ekuipazhi i aeroplanit u grindën për shkak se një foshnje nuk mbante maskë.

Aviokompania Spirit Airlines po planifikonte udhëtimin nga Orlando në drejtim të Atlantic City, por fluturakja u ngrit në ajër me dy orë vonesë – kjo për shkak të mosmarrëveshjes së krijuar mes një familjes dhe personelit, transmeton Telegrafi.

Sipas videove të publikuara më poshtë dhe të shpërndara në Twitter, personeli i aeroplani i kishte kërkuar një familje katër-anëtarëshe të zbret nga fluturakja për shkak të mos mbajtjes së maskës.

Prindërit kishin maska siç edhe mund të shihet në videot e publikuara, por gjithçka ndodhi për shkak të vajzës së tyre dyvjeçare e cila në ato momente po hante.

Por situata u tensionua edhe më shumë kur familja pyeti stjuardesat se pse po u ndodh atyre kur ka edhe fëmijë tjerë në fluturake që nuk mbajnë maska.

Ndërkaq drama përfundoi kur ata u pajtuan që të zbresin nga aeroplani, e aviokompania ka bërë të ditur se thjesht ka ndjekur protokollin – duke rikujtuar se masat anti-COVID duhet respektuar nga të gjithë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img