E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Flota ushtarake e Kinës: Tani më e madhe se ajo e SHBA-ve

Duhet lexuar

spot_img

Në 2018, presidenti kinez Xi Jinping, u fokusua si asnjëherë tjetër tek ushtria dhe u ngjit mbi një destrojer të ushtrisë në detin e Kinës së Jugut.

Përpara tij, asokohe, u shpalos flota më e madhe që vendi komunist kishte nxjerrë ndonjëherë në det njëkohësisht, 48 anije, dhjetëra avionë luftarakë e më shumë se 10 mijë personel ushtarak.

Për Xi Jinping, liderin më të fuqishëm që nga Mao Zedong-u, dita ishte një mënyrë për të shpalosur ambicien e tij të madhe, një forcë që do të tregonte madhështinë e kinës dhe fuqinë në të shtatë oqeanet e botës. “Misioni i ndërtimit të marinës më të fuqishme në histori është urgjent tani”, tha Xi.

Kina, ishte ndërkohë në mesin e një përpjekjeje për të forcuar ushtrinë, ashtu siç bota nuk kishte parë ndonjëherë. Dhe presidenti kinez, kërkonte akoma më shumë forcë.

Ai urdhëroi investime në kantiere anijesh dhe teknologji që vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe sot.

Dhe duket se plani i tij ka funksionuar. Nga 2015 deri më sot, Kina ka krijuar forcën më të madhe detare në botë dhe tani po punon ta bëjë atë të shkëlqyer edhe larg brigjeve të saj.

Në 2015, marina e kinës kishte 255 anije beteje në flotën e saj. Në fund të 2020, kishte 360, ose 60 më shumë se marina amerikane. E pas katër vitesh, plani është që kina të ketë një forcë prej 400 anijesh ushtarake. Ndërkohë që nuk lihen mënjanë as aspektet e tjera ushtarake.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img