E diel, 28 Shkurt, 2021
No menu items!

Florian Dushi: Vettingu është proces i rishikimit dhe vlerësimit, rritjes së përgjegjësisë e llogaridhënies, përmes së cilit synohet avancimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Duhet lexuar

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj. Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave...

Kurti “mes dy zjarresh”, Netanyahu e fton të hapë ambasadën në Jerusalem e Erdogani ta shmangë

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, ta shmangë vendimin për hapjen...

25 mijë euro për një aplikues – Prokuroria me audio dhe video për ryshfetin në rastin “Subvencionet”

Në dosjen e prokurorisë me audio dhe video dëshmohet se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Kandidati I LDK-së për deputet me numrin 35, njëherit zëvendës ministri në Ministrinë e Drejtësisë, Florian Dushi, në rrjetin social Facebook ka dale me qëndrimin e tij lidhur me vettingun.

Sipas Dushit ky process pritet të bëjë vlerësimin e punës së institucioneve të cilat zbatojnë ligjin në vendin tone.

Postimi I plotë I tij:

Vettingu nuk është ndonjë masë. Nuk është as ndëshkim. Vettingu
është proces i rishikimit dhe vlerësimit, rritjes së përgjegjësisë e llogaridhënies, përmes së cilit synohet avancimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Është proces i cili nuk ka si synim degradimin e as përjashtimin e askujt, por mbështetjen dhe mobilizimin e sistemit të drejtësisë dhe bartësve të tij, rritjen e efikasitetit, dhe përfundimisht, kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Në këtë kuadër, pas procesit të rishikimit funksional, dhe rekomandimeve të dala nga ky proces, Kosova gjatë qeverisjes sonë ka kompletuar tashmë bazën ligjore për themelimin e Gjykatës Komerciale (Ekonomike), gjykatë e cila do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë zhvillimin e biznesit në Kosovë, duke përfshirë edhe rritjen e sigurisë për investimet e huaja në vendin tonë.
Prandaj, duke e trajtuar këtë proces me profesionalizëm e seriozitet, duke e rritur efikasitetin në sistemin e drejtësisë, ne do të ndihmojmë edhe zhvillimin ekonomik dhe me këtë do të rrisim edhe mirëqenien e qytetarëve të vendit!
Florian Dushi është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së dhe bart numrin 35 në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj. Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -