E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Flet 17-vjeçari nga Prishtina, i cili është përzgjedhur nga Nasa për t’u bërë banor i Marsit

Duhet lexuar

spot_img


Bennet Nura, është në mesin e 100 mijë njerëzve të përzgjedhur nga NASA, për të bërë jetë në planetin Mars në të ardhmen.

Në emisionin #gjesi, 17-vjeçi tha se gjithmonë ka ëndërruar të bëjë një hap më shumë për shkencën, pasi interesi për të ka qenë i madh.

Pasi dëshira e tij ishte të bëhej astronaut, emisionet shkencore kanë qenë pika më e dobët e tij.

Ndërkohë që për të qenë pjesë e konkursit të fundit të NASA-s për planetin Mars, plotësimi i disa kritereve ka qenë i domosdoshme.

Sipas Bennetit, gjithçka çka është dashur për të aplikuar në atë konkurs ka qenë, interesimi dhe njohuritë për shkencën.

Ndonëse jetën në Mars e sheh si të vështirë, 17-vjeçi thotë se një mundësi e tillë është e madhe për njerëzimin.

Pas këtij lajmi, Benneti ka marrë edhe shumë komente pozitive nga familjarët dhe miqtë e tij.

Ndryshe, Bennet Nura është student i shkencave kompjuterike në Holandë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Apple prezantoi një iMac më të hollë me çip M1 dhe ngjyra të ndritshme

Koha ishte shumë e mirë në Kalifornia dhe dielli po shkëlqente, pak para se Apple të dilte jashtë dhe...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img