E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

Fitoi 26 milionë dollarë në lotari, biletën fituese gruaja nga Kalifornia thotë se e shkatërroi pa qëllim – e harroi në xhepin e xhinseve që i futi në rrobalarëse

Duhet lexuar

spot_img

Një grua që kishte blerë biletën fituese të lotarisë “Super Lotto Plus” në një pompë të derivate në Kaliforni gjatë vitit të kaluar, thotë se aksidentalisht e kishte shkatërruar duke e harruar në xhepin e xhinseve që i kishte futur në rrobalarëse për t’i pastruar.

Bëhet fjalë për biletën fituese të 26 milionë dollarëve, ku gruaja e paidentifikuar ka pasur afat deri të premten që të lajmërohet me biletë për ta tërhequr çmimin,

Menaxheri i Arco AM-PM në periferi të Los Angeles, ka thënë se kamerat e sigurisë shfaqin gruan në një pompë të derivateve duke blerë biletën në nëntor të vitit të kaluar.

E gruaja rreth të 40-ve i ka thënë Menaxherit të Arco AM-PM, i identifikuar vetëm si Frank se ajo kishte shkatërruar biletën pavetëdije duke e futur në xhepin e xhinseve që i kishte larë.

E nëse bileta fituese nuk është dorëzuar nga personi që e ka blerë, nga shumë e përgjithshme e çmimit kryesor, 19.7 milionë dollarë do të shkojnë për shkollat publike të Kalifornisë.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo