Kandidati për deputet Fitim Havolli me numer 110 nga lista e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka prezantuar priorietet dhe pikat për të cilat qeveria e LDK-së do të punojë.
Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar një status duke prezantuar këto pika të cilat do të jenë prioritet I kësaj qeverie në sferën e arsimit:
a. Edukimi parashkollor
b. Kufizimi i numrit të nxënësve për klasë
c. Mësimi gjithë ditor
d. Arsimi profesional dual
e. Siguria në shkolla
f. Cilësia në arsimin e lartë dhe shkenca
g. Investimet në arsim
Havolli është infermieri I cili gjatë tërë pandemisë punoi dhe e ngriti në prioritet çështjen e infermierëve të cilët ishin dhe vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit në luftimin me COVID-19.