Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 110, Fitim Havolli premtoi se do t’u qëndrojë gjithmonë ballëhapur qytetarëve të vendit.
‘Ashtu siç qëndrova afër qytetarëve në kohërat më të vështira dhe më të rënda për ne si shoqëri e si vend në Pandemi, ashtu do të jem gjithmonë përballë tyre, ballëhapur pranë kërkesave të gjithë qytetarëve të vendit!’ Shkroi Fitim Havolli në një postim në Facebook.