E enjte, 2 Dhjetor, 2021
No menu items!
spot_img

Fitim Havolli: Gjatë kohës së pandemisë u infektuan me Covid-19 mbi 1200 infermierë në Kosovë

Duhet lexuar

spot_img

Infermieri dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fitim Havolli, në një intervistë ka thënë se gjatë kohës së pandemisë u infektuan me Corona Virus mbi 1200 infermierë në Kosovë.

“Prej marsit deri më tani 1200 e më shumë infermierë të infektuar në vendet e punës, duke i shërbyer qytetarëve që nga 13 marsi deri më sot. Nuk kemi për momentin një gjendje të rëndë po shpresojmë që edhe nuk do të ketë.” tha Havolli në një intervistë për media.

Havolli ndër të tjera shtoi se janë shtuar edhe rastet e sulmeve ndaj infermierëve në këtë kohë pandemie e cila e ka pushtuar gjithë Botën, dhe këto sulme ai i cilëson si sulme të nivelit të ulët.

“Këto sulme janë gjest i ulët i njerëzve sepse po bëhen ndaj atyre të cilët e kanë edhe jetën e tyre në rrezik vetëm për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve” shtoi Fitim Havolli.

May be an image of one or more people, people sitting and outdoors

Ai shquhet si një ndër infermierët më besnik dhe më të shquar i cili i mbrojti të drejtat dhe interesat e më shumë se 5000 infermierëve gjatë kohës së pandemisë.

Fitim Havolli në zgjedhjet e së dieles së 14 shkurtit 2021, të cilat do të mbahen në Kosovë dhe janë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, do të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës me numrin 110 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

‘Ne jemi aty ku jeta fillon.
Ne ishim pran tyre kur të tjerët ishin të Izoluar.
Ne e duam jetën,ne e duam shendetin,ne e duam familjen, ne e duam shtetin.’
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo