Edhe pse fushatat zgjedhore do të fillojnë zyrtarisht më 3 shkurt, kandidati i listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 110 z. Fitim Havolli takimet dhe vizitat në lagje e nëndegë të ndryshme të kësaj partie nuk po i lë anash.
Ai përmes fotografive dhe postimeve në rrjetin social Facebook shihet të ketë vizituar Artanën, Mramorin e Hajvalinë ku u takua me aktivistë të shumtë.
Duke mos e lënë anash edhe kontributin që Havolli e jep në sferën e shëndetësisë ai çdo ditë shihet me mjekë e infermierë koleg të tij për të cilët nuk ka hezituar e nuk heziton të jap maksimumin e tij ashtu siç ka vepruar edhe gjatë pandemisë ku në mënyra të ndryshme mbrojti të drejtat dhe interesat e tyre.
Fitim Havolli kandidon në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 me numrin 110 në Listën e LDK-së.