Sindikata e Infermierëve të Kosovës gjatë tërë pandemisë ka zhvilluar takime me Odën e Infermierëve të Kosovës dhe shoqatat e infermierëve.
Në një konferencë për media pas këtyre takimeve, përfaqësuesi i Sindikatës, Fitim Havolli, tha se kërkesat e tyre nuk janë marr parasysh nga askush.
Ai bëri të ditur se kërkesat e tyre janë rregullimi i çështjes së koeficientit dhe se janë të pakënaqur me pagesat.
“Kemi bërë të ditur kërkesat, janë kërkesa të kahmotshme të këtij komuniteti, sikur koeficienti, për të cilin do të punojmë ta dërgojmë sa më shpejt për votim në Kuvend të Republikës së Kosovës, ndërrimet e natës, kujdestaritë, orët shtesë dhe po ashtu vikendet. Ne në vazhdimësi u kemi bërë thirrje që të ulemi të bisedojmë për t’i shtyrë dhe për t’i konkretizuar këto kërkesa, e jo më vetëm me deklarata”, kishte thënë Fitim Havolli.
“Edhe pse Sindikata e Infermierëve pati bërë kërkesa të njejta disa ditë më parë, asnjë nga institucionet shtetërore nuk i ka telefonuar për të marrë parasysh kërkesat e tyre”, kishte shtuar ai.