Janë publikuar nominimet për edicionin e 93-të të çmimeve Oscar, 70 gra kanë marrë në total 76 nominime, një nivel ky për Akademinë.
Për herë të parë në histori, në garën për regjisorin më të mirë do të jenë dy gra: Emerald Fennell dhe Chloe Zhao, me këtë të fundit që është gruaja e parë me ngjyrë që nominohet në këtë kategori.
“Quo Vadis, Aida?”, filmi i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, u nominua për Çmimin Oscar, në kategorinë për filmin më të mirë jashtë botës anglisht folëse. Nje histori qe flet për gjenocidin në Srebrenicë dhe është i pari film me metrazh të gjatë që trajton këtë temë.
Ngjarja zhvillohet në korrik të vitit 1995 dhe personazhi kryesor është Aida – një përkthyese për Kombet e Bashkuara – e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës. Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.
Regjisorja e filmit, Zhbaniq, thotë se “Quo Vadis, Aida?” bazohet në fakte, te të cilat ajo ka arritur duke lexuar dëshmi dhe libra, duke parë video, si dhe duke biseduar me ekspertë dhe dëshmitarë.