E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Fillojnë shkarkimet në Ministrinë e Shëndetësisë

Duhet lexuar

spot_img

Arben Vitia ka pranuar dje zyrtarisht detyrën e ministrit të Shëndetësisë, nga ish-ministri Armend Zemaj, ndërsa, me të marrë detyrën, Vitia ka filluar shkarkimet në këtë dikaster.

Nga brenda Ministrisë mësohet se ata që kanë qenë me kontratat mbi vepër që njihen ndryshe si “marrëveshje për shërbime të veçanta”, do të shkarkohen nga pozitat e tyre.

Arben Vitia dje ka marrë detyrën nga ish-Ministri i kësaj Ministrie dhe është duke i shqyrtuar vendimet e Armend Zemaj-t. Poashtu mësohet se të gjithë atyre me kontratë në vepër në këtë Ministri, do t’ju ndërpriten kontratat.

Poashtu, pasi Arben Vitia ka marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë, ka kthyer në punë ish-sekretarin e kësaj ministrie, Naim Bardiqin, i cili ishte shkarkuar nga ish-ministri Zemaj, dhe e ka shfuqizuar vendimin e Armend Zemaj-t, ku ka emëruar si u.d të sekretarit Ardian Mehmetaj.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img