E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Festivali muzikor Bonnaroo hap dyert në shtator 2021!

Duhet lexuar

spot_img

Sezoni i festivalit muzikor duket qё ёshtё i gatshëm të mbahet në vitin 2021.

Festivali i Muzikës dhe Arteve Bonnaroo ka shpallur formacionin e tij, i planifikuar të zhvillohet nga 2-5 Shtator. Ngjarja e këtij viti shënon vitin e 20-të të festivalit i cili mbahet nё Manchester, Tennessee, SHBA i cili, si të gjithë të tjerët, u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Pёrndryshe, festivali ёshtё i pasuruar me artistё tё cilёt performojnё zhanre tё ndryshme tё muzikёs, si pop, alternativё, rock, metal, hip hop, R&B, reggae, funk, jazz dhe country. Festivali ka paraqitur dy emra kryesorë për shfaqjet e fundjavës, duke arritur barazinë gjinore çdo natë: Foo Fighters dhe Megan Thee Stallion të premten, Lizzo dhe Tame Impala të shtunën, dhe Tyler, The Creator dhe Lana Del Rey të dielën. Formacioni i natës së hapjes për të enjten përmban Grand Ole Opry si titullar dhe yllin britanik të saksofonit të xhazit Nubya Garcia.

Sa i përket masave paraprake shëndetësore, organizatorët e festivalit thonë se ata janë në kontakt me zyrtarët lokalë të shëndetit dhe sigurisë publike dhe “synojnë të respektojnë rekomandimet përkatëse për të siguruar një festival të sigurt dhe të kënaqshëm”, sipas faqes së internetit të Bonnaroo pёrderisa shton se organizatorët kanë marrë masa të përmirësuara shëndetësore dhe të sigurisë për të gjithë (pa detajuar saktësisht se çfarë).

Nuk duhet harruar se ende ekziston një rrezik i ekspozimit ndaj COVID-19 në çdo hapësirë ​​publike ku njerëzit janë të pranishëm.



SourceNPR
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img