E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Familjarë të Konjufcës e deputetit Uka, këshilltarë të ministrave në Qeverinë Kurti

Duhet lexuar

spot_img

“Nuk mund t’i mbushim ambasadat e as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.

Ai kishte thënë më tej se farefisi është për ahengje familjare, e jo për ministri.

Mirëpo pavarësisht këtyre premtimeve të Kurtit, axha i Glauk Konjufcës tashmë është emëruar në një pozitë publike.

Ai është emëruar në pozitën e këshilltarit politik në Ministrinë e Mbrojtjes.

Por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë pati një emërim të ngjashëm.

Aty Sami Uka që është vëllai i deputetit Fitim Uka është emëruar në postin e këshilltarit politik.

“Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve. Të dy, Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të përgatitur në fushat e tyre të cilat përputhen me ministritë në të cilat janë angazhuar”.

Ligjshmërinë e këtyre emërimeve nuk e konteston as njohësi i zhvillimeve politike Rasim Alija, por sipas tij këto reagime kanë të bëjnë me qasjen e LVV-së për të kaluarën.

“LVV në të kaluarën ka akuzuar palët tjera që kanë qenë në pushtet për nepotizëm e familjarizëm e gjëra tjera të tilla”, deklaroi Rasim Alija.

Në mesin e premtimeve elektorale të LVV-së ka qenë se do ta ndalin punësimin partiak e nepotizmin.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

‘Basic Instinct’ i vitit 1992 restaurohet nё 4K nga Studiocanal

Studiocanal ka porositur restaurimin me teknologjinё 4K të trillerit erotik të Paul Verhoeven tё 1992 ‘Basic Instinct’, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img