E diel, 7 Mars, 2021
No menu items!

Facebook-u bllokon shpërndarjen e lajmeve në Australi

Duhet lexuar

Albin Kurti takohet me Osmanin: Nga ana jonë gjithëçka do të shkojë shpejt për formimin e institucioneve

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i institucioneve do të bëhet sa më shpejtë...

Nëntë viktima dhe 548 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 9 persona të...

Fotografi e rrallë nga shkolla e parë shqipe në Korçë

Sot janë bërë plot 134 vjet që nga dita kur në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë...

Rrjeti i njohur social, Facebook, e ka bllokuar shpërndarjen e lajmeve në platformën e vet në Australi, duke shkaktuar alarm rreth qasjes së publikut në informatat thelbësore.

Ky vendim erdhi si reagim ndaj një ligji të propozuar me të cilit gjigantët e teknologjisë duhet të paguajnë për përmbajtjet me lajme në platformat e tyre, shkruan BBC,

Australian u zgjuan të enjten për të parë se të gjitha faqet vendore dhe ndërkombëtare të lajmeve në Facebook ishin të paqasshme.

Përpos faqeve të lajmeve, rrjeti social bllokoi edhe disa faqe qeveritare të shëndetësisë dhe emergjencave, ndonëse më vonë u tha se kjo masë ishte gabim.

Edhe përdoruesit jashtë Australisë nuk do të kenë mundësi që të lexojnë postime të faqeve australiane të lajmeve në Facebook.

Qeveria australiane e ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke thënë se ai e paraqet fuqinë e madhe në treg të gjigantëve digjitalë.

Sidoqoftë, Google, ndryshe nga Facebook, ditëve të fundit ka nënshkruar marrëveshje për pagesë me tri mediume të njohura australiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Albin Kurti takohet me Osmanin: Nga ana jonë gjithëçka do të shkojë shpejt për formimin e institucioneve

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i institucioneve do të bëhet sa më shpejtë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -