E martë, 28 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Fabian Hoxha – talenti 14 vjeqar i cili synon edhe skuadrat ndërkombëtare në fushën e futbollit

Duhet lexuar

spot_img

14 vjeqari i quajtur Fabian Hoxha nga Prizreni, është një talent tjetër i cili synon majat më të larta dhe atë në fushën e futbollit.

Fabian Hoxha nga Prizreni është nxënës i klasës së 9, e sportin e tij të preferuar e filloi nga mosha 7 vjeqare e kjo gjë po vazhdon të jetë një ndër më kryesoret sa i përket Fabianit.

Përmes një interviste telefonike, InKosova mësoi se Fabian Hoxha në fillim për 2 vite luajti në skuadrën KF Dardanët të Prizrenit, ndërsa qe 1 vit e gjysëm ai ushtron dhe luan per KF Liria poashtu të Prizrenit.

No description available.

Fabiani 14 vjeçar tha për InKosovën se në moshën 7 vjeqare dëshira e tij për të luajtur futboll dhe sporti pasionant i tij u bë pikërisht futbolli për arsye se loja e lojtarëve të këtij sporti i pëlqente shumë e poashtu të ardhmen e tij ai e sheh pikërisht në fushën e gjelbër.

Fabian Hoxha ndër të tjerash tregoi se luan në pozitën e sulmuesit anësor të majtë, pozitë kjo e cila është pozita më e favorshme dhe e pëlqyeshme nga vet ai.

Për shkak të pandemisë, dhe anulimit të mbajtjes së garave ende nuk ka arrit që ta tregojë veten dhe aftësitë e tij në Klubin e Futbollit Liria, por shpreson se së shpejti do të jap maksimumin nga vetja sa i përket aftësive në futboll.

No description available.

Nga dashuria që ai ka për Kombëtaren e Kosovës si dhe për futbollin gjerman, Hoxha tha se në të ardhmen e sheh veten si një ndër futbollistët e kombëtares së Kosovës e poashtu edhe për skuadrën gjermane të Bayern Munchen.

No description available.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo