E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Erupsioni i vullkanit në Islandë tërheq mijëra turistë që bëjnë fotografi shumë pranë llavës

Duhet lexuar

spot_img

Turistët janë nisur drejt jugut të Islandës, në mënyrë që të kapin pamjet e përsosura të llavës që del nga erupsioni i vullkanit, madje duke u afruar vetëm disa mitra ndaj masës së zjarrtë të lëvizshme.

Fotografitë që i tregojnë turistët shumë pranë llavës janë bërë në Geldingadalur, në gadishullin Reykjanes.

Vullkani Fagradalsfjall ndodhet në afërsi të kryeqytetit të Islandës, Reikjavik, por për shkak të lëvizjes së ngadalshme të llavës, nuk konsiderohet kërcënues për qytetet përreth.

Kjo është hera e parë që pas 800 vitesh në këtë zonë ndodh erupsioni i një vullkani (ndërkohë që vet vullkani Fagradalsfjall ka qenë i qetë për 6.000 vite) që ka nxitur arritjen e një numri të madh të turistëve, të cilët përkundër pandemisë, ia kanë dalë të arrijnë pranë vendit të erupsionit për të bërë fotografi.

Vetëm në fundjavën që lamë pas, më shumë se 5.000 njerëz e kanë vizituar këtë lokacion.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img