E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

Ermal Meta do performojë në hapjen e Kampionatit Evropian

Duhet lexuar

spot_img

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’.

Në skenë do të ngjitet edhe Andrea Bocelli, ndërsa Meta do ta interpretojë këngën e tij “Uno” pikërisht pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.

Kënga “Uno” është përshtatur me ngjarjen, pasi bëhet fjalë për një udhëtim në fusha futbolli, ku mesazhi është se nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë – transmeton TCH.

 

Në Kampionatin Evropian të futbolli do të përballen 24 skuadra gjatë turneut që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë, Wembley.

Nesër në mbrëmje në shkallët e Stadio Olimpico në Romë do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID-in, janë vaksinuar apo kanë një test negativ.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Audi do të ndalojë prodhimin e veturave me naftë dhe benzinë në vitin 2026

Sipas Sueddeutsche Zeitung, CEO i Audis. Markus Duesmann u bëri të ditur drejtuesve të tjerë të kompanisë se shkëputja...

Më shumë artikuj si kjo