E mërkurë, 29 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Edi Rama merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Duhet lexuar

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Ai kishte thënë se, ka nisur cikli i injektimi i mbi 1 mijë dozave të reja.

“Nis edhe cikli i parë për mbi 1,000 të tjerë me dozat e reja, ndërkohë që në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai thekson se e rëndësishmja gjithë në këtë është se ka filluar zbatimi i kontratës me kompaninë Pfizer.

“Me sa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin. Ajo që është e rëndësishme është që kemi hyr në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën, natyrisht që nëse shohim numrat ngushtë dhe nëse nuk shohim gjithë panoramën dhe gjithë planin atëherë patjetër që duken shuam pak por në fakt e para mos të harrohet që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Mos të harrojmë që situata e përgjithshme e vaksinimit dhe furnizimit me vaksina anti-COVID-19 në gjithë Evropën është tejet kaotike”, është shprehur ai pas vaksinimit.

Në Tiranë është duke vazhduar vaksinimi i fazës së dytë kundër sëmundjes COVID-19.

Procesi i vaksinimit po bëhet në ambientet e stadiumi “Air Albania”.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo