E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Edhe në Gjermani protestë e dhunshme kundër bllokimeve

Duhet lexuar

spot_img

Në Gjermani, policia përdori makinat e ujit dhe spërkatës me lëndë irrituese kur një grumbullim i rreth 20,000 protestuesve kundër bllokimeve dhe rregullave të tjera për koronavirusit u shndërrua në dhunë.

Protestues nga e gjithë Gjermania u mblodhën në qytetin qendror të Kasselit për marshimin, i cili u organizua nga “Querdenker” – një lëvizje konspirative në internet.Policia tha në Twitter se protestuesit kishin hedhur shishe kundër saj dhe se pati përpjekje për të kapërcyer pengesat.

Gjermania është në muajin e katërt të bllokimeve dhe përpjekjet e vaksinimit kanë ecur ngadalë në krahasim me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, prandaj, shumë njerëz, po shfaqin gjithnjë e më shumë irritim për faktin që vendi nuk ka një rrugë të qartë për kthimin në jetën normale.

Edhe në Londrën qendrore pati përleshje, kur protestuesit kundër bllokimeve marshuan, duke sfiduar paralajmërimet e policisë që ata të mos afroheshin për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Policia tha se ata kishte bërë 33 arrestime, shumica për shkelje të rregullores së COVID-it.Sipas policisë në protestë morën pjesë deri në 10,000 njerëz.

Ata mbanin parulla ku shkrihej “Ndal shkatërrimit të jetës së fëmijëve tanë,” “Pandemiaështë e rreme”.

Njërëzit, të cilët qëndronin pranë njëri-tjetrit hidhnin shashka dhe brohorisnin. VOA



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

‘Basic Instinct’ i vitit 1992 restaurohet nё 4K nga Studiocanal

Studiocanal ka porositur restaurimin me teknologjinё 4K të trillerit erotik të Paul Verhoeven tё 1992 ‘Basic Instinct’, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img