E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Edhe Dua Lipa uron Vjosa Osmanin: Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje

Duhet lexuar

spot_img

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, i është gëzuar faktit se Vjosa Osmani është bërë presidente e Kosovës.

Ajo ka publikuar një postim në InstaStory, me anë të të cilit ka uruar Osmanin për postin e ri.

“Urime znj.Presidente. Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, kanë qenë fjalët e 25 vjeçares.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Vjosa përndryshe është bërë presidente të shtunën (4 prill) pas raundit të tretë që ishte final për marrjen e pozitës më të lartë shtetërore.

E njëjta sot pritet të marrë detyrën e presidentes, megjithëse për shkak të situatës aktuale me COVID-19 nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, do të organizohen një sërë aktivitetesh të tjera për ta shënuar pranimin e detyrës të cilat janë përshtatur me rrethanat pandemike.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img