E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

E zënë rrethojat e objektit në Prishtinë – trevjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Duhet lexuar

spot_img

Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, një trevjeçar është lënduar rëndë si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti.

Siç bënë të ditur policia, atë e kanë zënë rrethojat dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme por nuk kanë dhënë detaje se ku ka ndodhur rasti.

“Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e veprës penale iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ndërkaq, nga mjeku kujdestar në Emergjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Naser Syla, është konfirmuar se po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të vendosur lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm.

Syla ka treguar se gjendja e tij është e rëndë.
“Gjendja është e njëjtë, e rëndë. Po presim që ta realizojmë edhe një ekzaminim tjetër dhe pastaj të vendosim çfarë tutje lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm”, tha Naser Syla.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Agnelli: Nuk pendohem për transferimin e Ronaldos dhe emërimin e Pirlos

Andrea Agnelli ka diskutuar sezonin e Juventusit, duke thënë se ai nuk është penduar për Andrea Pirlo dhe Cristiano...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img