E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Dybala e pranon se është duke vuajtur te Juventusi

Duhet lexuar

spot_img

Paulo Dybala thotë se ai është nën vuajtje edhe më të mëdha kur nuk mund të jetë në fushë me shokët e tij të skuadrës dhe konfirmon se do të kthehet në aksion pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Argjentinasi është jashtë fushe që nga janari kur mori një lëndim në gju kundër Sassuolos

27-vjeçari ka luajtur vetëm 16 ndeshje deri më tani këtë sezon dhe ishte i vetmi lojtar i Juventusit që reagoi në mediat sociale për humbjen e Zonjës së Vjetër kundër Beneventos.

“Asgjë nuk do të më bënte më të lumtur sesa të isha në gjendje të ndihmoja ekipin në këto muaj”, shkroi ai në Instagram.

“Vuajtjet janë të barabarta ose edhe më të mëdha kur nuk mund të jesh në fushë me shokët e tu”.

“Ka akoma dy muaj për të luajtur dhe ne duhet të jemi të bashkuar, tani më shumë se kurrë”.

“Unë vazhdoj të stërvitem dhe mezi pres të kthehem së bashku me shokët e mi të skuadrës pas pushimit. Ne jemi Juve”, ka shtuar më tej La Joya.

Dybala ka shënuar tre gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor të vitit 2022.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

The Weeknd dhe Ariana Grande vijnё me pёrpunimin e kёngёs ‘ Save Your Tears’

Remixi i kёngёs 'Save Your Tears' i The Weeknd dhe Ariana Grande do të publikohet sonte mё 22.04.2021. Prodhuesi i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img