E diel, 28 Shkurt, 2021
No menu items!

Dy persona të vdekur në protestat e Mianmarit

Duhet lexuar

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj. Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave...

Kurti “mes dy zjarresh”, Netanyahu e fton të hapë ambasadën në Jerusalem e Erdogani ta shmangë

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, ta shmangë vendimin për hapjen...

25 mijë euro për një aplikues – Prokuroria me audio dhe video për ryshfetin në rastin “Subvencionet”

Në dosjen e prokurorisë me audio dhe video dëshmohet se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Të paktën dy persona janë vrarë në protestat e reja që janë mbajtur në Mianmar (Burma), kundër puçit ushtarak.

Policia ka përdorur municion për të shpërndarë protestuesit në Mandalay, kanë raportuar mediat lokale dhe stafi mjekësor.

Qindra persona janë mbledhur në marshet në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit.

Disa persona është raportuar të jenë plagosur nga zjarri dhe plumbat e gomës.

Mianari po përballet me protesta tash e disa javë, pas puçit që ka rezultuar me largimin nga pushteti të Qeverisë së Auung San Suu Kyisë.

Protestuesit janë duke kërkuar lirimin e saj, ashtu sikurse të disa anëtarëve të Ligës Kombëtare për Demokraci.

Ajo është nën arrest shtëpiak, pasi është akuzuar për posedim të radiomarrësve ilegalë dhe për shkelje të Ligjit për Katastrofa Natyrore.

Ushtria pretendon se fitorja e partisë së saj vitin e kaluar është manipuluar, ndonëse zyrtarët ushtarakë nuk kanë ofruar të dhëna për këto pretendime.

Dhuna në Mandalay vjen një ditë pasi një grua e re është kthyer në viktimën e parë në protesta.

Mya Thwe Thwe Khaing është qëlluar për vdekje, derisa grupet për të drejta të njeriut besojnë se plagët e saj janë shkaktuar nga municioni.

Policia, në anën tjetër, ka mohuar përdorimin e llojit të tillë të forcës. /REL/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj. Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -