E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Drejtori i OBSH-së në Evropë: Nesër vijnë vaksinat e para anti-COVID në Kosovë

Duhet lexuar

spot_img

Hans Kluge, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, ka bërë të ditur se nesër (e diel) do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Klug fillimisht ka publikuar fotografi të nijses së vaksinës për shtetin e Bosnje Hercegovinës.

Por, pastaj është pyetur nga një komentues se kur do të dërgohen vaksinat në Kosovë.

Përgjigja e tij ishte e shkurtë “Nesër”.

Duhet theksuar se vendet e rajonit tashmë kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit.

Vetëm Kosova ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër sëmundjes COVID-19.

Më herët, autoritetet kanë thënë se në Kosovë gjatë marsit do të arrijë kontingjenti i parë me vaksina të kompanisë britanike, AstraZeneca.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do të marrë falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë,



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

‘Basic Instinct’ i vitit 1992 restaurohet nё 4K nga Studiocanal

Studiocanal ka porositur restaurimin me teknologjinё 4K të trillerit erotik të Paul Verhoeven tё 1992 ‘Basic Instinct’, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img