E enjte, 4 Mars, 2021
No menu items!

Donald Trump mund të burgoset pas largimit nga presidenca amerikane?

Duhet lexuar

Qeveria Britanike i konfirmon Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri mbështetjen me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor(DOKUMENTI)

Anëtarja e Parlamentit britanik Wendy Morton, njëherazi edhe Ministre për Fqinjësinë Europiane, i është përgjigjur me nota optimiste Presidentit...

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Top 10 më të votuarit në zgjedhjet parlamentare 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për vitin 2021. Në këto zgjedhje, personi më i...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Donald Trump do të ecë nëpër oborrin e Shtëpisë së Bardhë për herë të fundit në mesditën e 20 janarit, ku do të hipë në një helikopter dhe do të largohet. Mandati do t’i përfundojë, por ka mundësi të ballafaqphet me ndjekje penale për veprimet e kryera para marrjes së detyrës. Por, a mund të shpëtojë ai?

Për katër vitet e fundit, Trump është mbrojtur nga çdo formë e ndjekjes penale përmes një memorandumi nga Ministria e Drejtësisë, e cila i jep presidentit aktual një lloj imuniteti. Por në momentin që largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe helikopteri “humbet në re”, ky rregull do të pushojë së zbatuari.

Sipas The Guardian, Prokurori i Qarkut në New York, Cyrus Vance po heton në mënyrë aktive marrëdhëniet e biznesit të republikanit para dhe gjatë presidencës. Vance në mënyrë të përsëritur theksoi se vuri re “sjellje të gjerë dhe afatgjatë kriminale në organizatën e Trumpit”.

Vlen të përmendet se një hetim i madh tashmë ka përfunduar në të cilin ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen u dënua. Gjatë gjyqit, ai pranoi se Trumpi e bleu “heshtjen”e tij.

Ai gjithashtu tha se ishte Trump që e bindi të merrej me gjëra të tilla. Kjo çështje është mbyllur zyrtarisht, por mund të hetohet përsëri pasi Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

E gjithë kjo mund të jetë një detyrë e madhe për administratën e presidentit në ardhje, Joe Bidenit. Përveç kësaj, lind një pyetje e rëndësishme: A duhet të hetohet Trumpi dhe a mund të ndiqet penalisht për shkelje të ligjit para dhe gjatë presidencës?

Duket se gjithçka do të vendoset nga pasardhësi i tij, Biden. Por nëse presidenti i ri nuk e kursen Trumpin, do të jetë një precedent në Shtetet e Bashkuara, sepse deri më tani asnjë president nuk i ka bërë diçka të tillë paraardhësit të tij.

Edhe kur ata patën mundësinë të dënonin paraardhësin e tyre, ata vendosën të mos e bënin këtë sepse nuk dëshironin të përqendroheshin në të metat e tyre, por në krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Qeveria Britanike i konfirmon Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri mbështetjen me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor(DOKUMENTI)

Anëtarja e Parlamentit britanik Wendy Morton, njëherazi edhe Ministre për Fqinjësinë Europiane, i është përgjigjur me nota optimiste Presidentit...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -