E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Do mahniteni! Del për lundrim jahti 811 MILION $

Duhet lexuar

spot_img

Një super mjet lundrues ka nisur të përshkojë ujërat në SHBA, teksa jahti luksoz mësohet se kushton jo pak, por plot 811 milion dollarë. Jahti në fjalë është i pajisur me panele diellore. I njohur ndryshe si Florida, jahti lundron përmes velave që lëvizin përmes energjisë diellore ose diellit. Velat janë të pajisur me fibra karboni të gjatat rreth 262ft. Jahti është 525 m i gjatë, dhe u projektua nga Kurt Strand.

Shitja e këtij mjeti lundrues do të nisë në vitin 2026. Velat e jahtit do të lëvizin duke gjetur këndin perfekt për të thithur sa më shumë rrezet e diellit. Jahti ka edhe gjeneratorë hidrocentrale të cilët mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike. Energjia ruhet në një bateri pesë mega-vat. Ky lloj sistemi ndihmon jahtin që të lëvizë pa problem edhe në ditët pa diell ose pa erë. Ndërkohë projektuesi i këtij mjeti ka deklaruar se Florida do të ofrojë një udhëtim luksoz në ujë.

Florida është një jaht luksoz, i cili do të mundësojë një udhëtim mahnitës në ujë. Do të akomodojë 24 persona, teksa ka 12 suita luksoze, 12 dhoma gjumi dhe 40 anëtarë ekuipazhi. Gjithashtu jahti ka edhe një ashensor poshtë kuvertës si dhe një pishinë të madhe në kuvertën e pasme. Jahti është i pajisur edhe me një Beach Cruiser me fuqi elektrike 40ft. Nga brenda jahtit do të shihni një dysheme të ndërtuar nga druri, teksa ka edhe një palestër, spa, garazh dhe kinema.

Burimi: dailymail.co.uk/Përktheu dhe Përshtati: InKosova



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img