E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Disa gjëra interesante që ndodhin në trupin tuaj kur flini

Duhet lexuar

spot_img

Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin tonë, gjë të cilën e kuptojmë pas një dite të lodhshme. Por, çfarë ndodh më trupin tonë gjatë kohës që flemë? ‘Bright Side’ ka renditur disa gjëra që i ndodhin trupit kur është në gjendje gjumi.

Muskujt janë të paralizuar

9 gjëra interesante që ndodhin në trupin tuaj ndërsa flini

Kur ndodhemi në fazën REM, që është gjumi më i thellë për të gjithë, muskujt e gjymtyrëve paralizohen plotësisht dhe është e pamundur të lëvizni përkohësisht. Ekziston një çrregullim i gjumit në të cilin kjo paralizë mbahet për disa sekonda ose minuta pas zgjimit. Këtë ndjenjë të frikshme të paralizës e përjetojnë njerëzit me narkolepsi kur hapin sytë pas zgjimit.

Sytë tuaj lëvizin me shpejtësi të plotë

9 gjëra interesante që ndodhin në trupin tuaj ndërsa flini

Të gjitha fazat e gjumit shërbejnë për ta mbajtur trupin dhe trurin tuaj të shëndetshëm dhe të qetë. Ekzistojnë pesë faza të gjumit; secila është më e thellë se ajo e mëparshmja, dhe kur kalojmë nëpër këto faza, cikli fillon përsëri. E fundit (REM) është më aktive dhe fillon rreth 60 ose 90 minuta pasi të bini në gjumë. Në këtë fazë sytë tuaj lëvizin me shpejtësi të plotë mbrapa dhe përpara, pa qenë i vetëdijshëm për këtë, sepse mendja juaj është e përqendruar në atë që po ëndërroni.

Lëshohet hormoni i rritjes

9 gjëra interesante që ndodhin në trupin tuaj ndërsa flini

Hormoni HGH, i njohur si hormoni i rritjes njerëzore është përgjegjës që kockat, muskujt dhe indet që të rigjenerohen. Kur flini, prodhimi i kësaj substance aktivizohet në të gjithë trupin tuaj. Kontribuon në shërimin e plagëve dhe rinovimin e qelizave. Kur jemi të rinj, ky hormon promovon rritjen dhe ka shumë efekte të tjera në trup. Për këtë arsye, mund të thuhet se rritemi më shumë kur flemë.

Ngushtohet fyti

9 gjëra interesante që ndodhin në trupin tuaj ndërsa flini

Kur flini muskujt pushojnë, duke bërë që madhësia e fytit të zvogëlohet. Kjo është një nga shkaqet e gërhitjes së thellë. Edhe pse ekzistojnë faktorë të tjerë kontribues, siç është hunda, shtrëngimi i fytit ka shumë lidhje me zhurmat e bezdisshme që bëjnë disa njerëz kur flenë.

Kërcitni dhëmbët

9 gjëra interesante që ndodhin në trupin tuaj ndërsa flini

Ky fenomen quhet bruksizëm. Kjo nuk ndodh me të gjithë, por disa njerëz mund të zgjohen me dhimbje të fortë të nofullave pasi të shtrëngojnë dhëmbët natën. Mund të ndodhë për shkak të një çrregullimi në nofull, por gjithashtu mund të jetë dhe psikologjike.

Truri juaj lëshon informacione të grumbulluara dhe krijon histori

9 gjëra interesante që ndodhin në trupin tuaj ndërsa flini

Mënyra se si formohen ëndrrat tona mbetet ende një mister shkencor. Sot ne e dimë se truri ynë ndërton pamjet e ëndrrave nga kujtimet e pranishme në jetën tonë të përditshme. Kështu, përvojat e fundit kombinohen me informacionin që kemi ruajtur me vite: kujtime, trauma, emocione dhe ndjenja, për të krijuar ëndrra misterioze dhe nganjëherë absurde.

Truri juaj rikthen dhe detoksifikon veten

 

9 gjëra interesante që ndodhin në trupin tuaj ndërsa flini

Studiuesit në Universitetin Rochester zbuluan se ndërsa ju flini, truri “largon” mbeturinat që ndërtohen gjatë ditës. Mekanizmi që aktivizohet kur jemi duke fjetur quhet sistemi glymphatic, dhe kur ndizet ai lejon truri të largojë informacionin e padobishëm, dhe të grumbullojë ata që ai i konsideron jetësore.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img