Lokali “WolfPack” në Bogë të Rugovës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi bëri të ditur se lokali është djegur plotësisht.

“Kafeteria ‘WolfPack’ në Bogë të Rugovës rreth orës 18:00 është kapluar nga zjarri. Fatkeqësisht është djegur plotësisht. Fat i mirë që nuk kemi viktima as të lënduar”, tha ai.

Gashi tha se policia dhe zjarrfikësit janë  në vendin e ngjarjes të cilët janë duke hetuar rastin.