E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Diçka festive vetёm pёr sot!

Duhet lexuar

spot_img

Mirёmёngjesi lexues tё dashur, ky artikull i shkurtёr ka qёllim argёtues dhe lidhet me datёn pёrkatёse, pёr tё kujtuar pёrvjetorёt e ngjarjeve qё kanё lёnё nam dhe qё akoma vazhdojnё tё ngjallin kёrshёri nёpёr vende tё ndryshme tё botёs, dhe pёr t’i lёnё pak anash ndodhitё e pёrditshme e monotone.

Duke ditur se ka festa tё ndryshme si, kombёtare, shtetёrore, popullore, fetare, kulturore, e shumё festa tё tjera, sot kemi pёrzgjedhur pёr ju pёrvjetorё tё disa festave modeste, dhe ditёlindje tё personave tё veçantë, duke nisur pikёrisht me datёn 21 prill qё i bie tё jetё dita e 111-tё e vitit 2021, qё në teorinë e numrave, 111 ёshtё një numër i përsosur totient, ndёrsa edhe 254 ditë kanë mbetur deri në fund të vitit.

Ndёr festat mё tё veçuara tё kёsaj date, ёshtё Dita Kombëtare e Çajit e cila zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit në 21 prill për të festuar pirjen e çajit. Kjo ditё kremtohet në dhomat e çajit, hotele, pub-e dhe kafene përmes ngjarjeve të veçanta, si dhe ngjarjeve bamirëse për mbledhjen e fondeve të zhvilluara në të gjithë vendin, përfshirë Fes-Tea-Val në Chiswick House & Gardens në Londër.

Festё tjetёr e cila respektohet shumё ёshtё Dita e Mbjelljes sё Pemёve e cila festohet çdo 21 prill simbolikisht nё Keni, ku shpesh njerëzit aty mbjellin palma dhe pemë kokosi përgjatë Oqeanit Indian që kufizohet me bregun lindor të Kenisë.

Festa e Mbjelljes sё Pemёve, Kenia (Africanews).

21 prill 1945 ka lindur Srinivasaraghavan Venkataraghavan, një ish-kriketist indian. Jo pse aq i njohur në trevat tona, por vetëm emri dhe mbiemri i tij i gjatё mjafton tё hyj nё librin e rekordeve. Ai ishte kapiten i ekipit kriket indian në dy Kupat e para të Botës Cricket ICC, dhe më vonë u bë arbitër në panelin elitar tё Këshillit Ndërkombëtar të Cricket Test. Një inxhinier i kualifikuar dhe një alumnus i Kolegjit të famshëm të Inxhinierisë në Chennai, Guindy, ai është një marrës i nderit civil të Padma Shri.

Ish-kriketisti indian Srinivasaraghavan Venkataraghavan, loja e tij e fundit (Pinterest)

21 prill 1947 nё Michigan ka lindur Iggy Pop, këngëtar, kompozitor, producent dhe aktor amerikan. Emri i vёrtetё I tij ёshtё James Newell Osterberg Jr. I emëruar si “Godfather of Punk“, ai ishte vokalisti dhe tekstshkruesi i bandës me ndikim proto-punk The Stooges, të cilët u formuan në 1967 dhe që janë shpërndarë dhe ribashkuar shumë herë që nga ajo kohë.

Iggy Pop (YouTube)

Madje sipas tё dhёnave thuhet se pikёrisht mё 21 prill tё vitit 753 p.e.r. Romuli, vёllau binjak i Remit e ka themeluar Romёn dhe ishte bёrё mbreti, respektivisht i pari i saj. Kёta ishin fёmijёt e Marsit, zotit tё luftёs dhe Iliёs. Siç po vёrehet nё atё kohё, vetёm emra kishte, pa mbiemra.

‘Diçka festive pёr sot’ do tё vazhdojё edhe me pёrvjetorё tjerё mahnitёs. Shpresoj tё jeni argёtuar!

SourceWikipedia
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img