E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Dhjetëra alpinistë evakuohen nga Everesti për shkak të shpërthimit të Covid-19

Duhet lexuar

spot_img

Shpërthimi Covid-19 në kampin bazë të malit Everest ka bërë që dhjetëra alpinistë të evakuohen nga kampi. Kjo vjen pas zbulimit të rastit të parë  të virusit në kamp.

Situata me sa duket është përkeqësuar, pasi njoftohet se ka mbi 30 alpinistë të cilët janë detyruar të evakuohen me helikopter.

Një alpinist britanik i cili u dërgua  në një spital të Kathmandu ku edhe rezultoi pozitiv për Covid-19, ka thënë se  masat e distancimit fizik nuk po zbatoheshin siç duhet në mal.

Ekspedita e planifikuar të zgjaste për dy muaj, u ndërpre kur Steve Harris u diagnostikua me Edemë Pulmonare në Lartë, një formë fatale e  sëmundjes.

“Unë fillimisht u diagnostikova me HAPE në kamp dhe u dërgova më pas në Namche Pazar për t’u shëruar.’’

“Unë nuk u pyeta  dhe as nuk mu ofrua të bëja një test për Covid-19. Pas katër ditësh në Namche, unë u dërgova  me helikopter në spital në Kathmandu ku u testova dhe u konfirmova pozitiv për Covid-19 dhe pneumoni dhe kalova një javë në kujdes intensiv,’’ tha ai.

“Tashmë  kam dal nga spitali, por jam ende duke  qëndruar i izoluar në një hotel pasi  jam akoma pozitiv për Covid-19,” tha Steve.

Ai shtoi se para evakuimit  kishte  fjalë se  Covid-19 ishte përhapur  në kamp, por asgjë nuk ishte konfirmuar.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img