E mërkurë, 14 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Deri 50 për qind e kroatëve po refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca

Duhet lexuar

spot_img

Kroatët po vazhdojnë të refuzojnë vaksinimin me AstraZeneca pas raportimeve se po shkakton mpiksjen e gjakut.

Kryetarja e mjekësisë familjare kroate, Natasha Ban Toskiq tha sot për Radio Kroacinë se midis 30 dhe 50 për qind e pacientëve refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca.

“30 deri 50 për qind e pacientëve refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca. Kjo bllokoi plotësisht punën tonë të rregullt. Infermierët tanë duhet t’iu telefonojnë vazhdimisht pacientëve që të vaksinohen gjersa ne gjithashtu marrim kërcënime”, tha Ban Toskiq.

“Unë mendoj se është një kërcënim nëse një pacient më dërgon një email duke thënë se do të marrë masa nëse nuk do të marrë vaksinën që dëshiron deri nesër”, shtoi Ban Toskiq.

Ndryshe, Andrej Plevkoviq, kryeministri kroat, gjatë ditës së djeshme ka marr para kamerave vaksinën e AstraZenecas.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Tre asteroidë të mëdhenj sa fusha e futbollit do të bëjnë rrugëtimin më të afërt nga Toka, javën e ardhshme

Tre asteroide të mëdha do të bëjnë rrugëtimin e tyre më të afërt orbitale në Tokë javën e ardhshme,...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img