E martë, 9 Mars, 2021
No menu items!

Democracy Plus jep statistika për zgjedhjet parlamentare: Më së shumti kandidate gra për deputete të moshës 20-30 vjeç, burra 41-50 vjeç

Duhet lexuar

Si t’i largoni lëvozhgat në mënyrë të përsosur nga një vezë

Një përdorues i TikTok zbuloi një hile të vezëve. Bëhet fjalë për pastrimin e një veze të zier. Lëvozhgat janë gjithmonë...

LDK konfirmon: Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku kandidatë për kryetar të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në takimin e kryesisë së kësaj partie sot, Lutfi Haziri dhe Lumir...

Legjenda e futbollit e thotë publikisht se dëshiron të jetë trajner i Barcelonës

Klubi i Barcelonës dje u bë me president të ri. Joan Laporta do ta udhëheq katalunasit në vitet e...

Organizata joqeveritare “Democracy Plus” e cila është pjesë e rrjetit të organizatave që do të monitorojnë zgjedhjet e 14 shkurtit ka dhënë disa statistika të kandidatëve për deputetë të ndarë sipas gjinisë dhe grup moshës.

Hulumtimi i D+ tregon se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021, janë certifikuar 1,052 kandidatë që do të garojnë për 120 vende. Prej kandidatëve të certifikuar, 358 (34%) janë gra dhe 694 (66%) janë burra.

Po sipas këtij hulumtimi, të ndarë sipas grupmoshave, më së shumti kandidate gra ka në grupmoshën 20 deri 30 vjeçare, kurse kandidatë burra në grupmoshën 41 deri 50 vjeçare.

Më poshtë statistikat e kandidatëve për deputetë të ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës:

AAK më së shumti gra në grupmoshën 20-30 vjeçare (12), kurse burra në 51-60 (24).

LDK më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (14), kurse burra në 51-60 (23).

NISMA më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (14), kurse burra në 41-50 (24).

PDK më së shumti gra në grupmoshën 20-30 (10), kurse burra në 41-50 (25).

LVV më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (17), e po ashtu edhe burra në po këtë grupmoshë (26).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Si t’i largoni lëvozhgat në mënyrë të përsosur nga një vezë

Një përdorues i TikTok zbuloi një hile të vezëve. Bëhet fjalë për pastrimin e një veze të zier. Lëvozhgat janë gjithmonë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -