E enjte, 4 Mars, 2021
No menu items!

Dëmet e bëra nga vërshimet në Gjilan mbi 1.5 milion euro

Duhet lexuar

Shtëpi me formë unike: A do të dëshironit të jetonit këtu?

Sa njerëz, aq edhe temperamente. Sa shtëpi të ndryshme ka, ndërsa ky është tregimi i një shtëpie që është...

Abazoviq: Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, drejtësia ka filluar të funksionojë

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq shkroi në rrjetet sociale se “gjysma e Malit të Zi nuk po fle”, sepse, siç tha...

Reagimi i vajzës 13 muajshe bëri të qeshnin shumë persona

Vajza Luna është 13 muajshe dhe vendosi të zbulojë se si i nuhasin këmbët e babait. Ajo iu afrua babait...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Komisioni komunal i Gjilanit i themeluar nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka bërë vlerësimin preliminar të dëmeve të shkaktuara si pasojë e vërshimeve.

Bekim Bajrami, drejtor për Urbanizëm, njëherësh kryetar i Komisionit, ka bërë të ditur se në bazë të vlerësimit preliminar, kosto e dëmeve e kalon shifrën 1.5 milion euro.

“Bashkë me anëtarët e Komisionit e kemi bërë vlerësimin në zonën e Stanishorkës, pjesa veriore dhe në Livoç të Epërm. Deri të hënën besojmë se do t’i regjistrojmë të gjitha rastet e prekura edhe në zonën e jugut të lumit Stanishorka, në Livoç të Poshtëm e ndonjë pjesë tjetër. Kosto e dëmeve, sipas vlerësimit preliminar, e kalon shifrën e 1.5 milion euro”, ka bërë të ditur Bajrami.

Bajrami ka konfirmuar se dëmet janë kryesisht në objektet familjare, mobileri, inventar, pajisje te ndryshme, aparate, stoqe ushqimore, dëmtime në konstruksion, artikuj biznesi, makineri, automjete, vetura, bujqësi etj.

“Një fat i madh është që lumi Mirusha është mbuluar dhe kanalizuar, duke evituar dëmet edhe më të mëdha në pjesën qendrore të qytetit”, tha kryetari i Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Gjilan, Bekim Bajrami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shtëpi me formë unike: A do të dëshironit të jetonit këtu?

Sa njerëz, aq edhe temperamente. Sa shtëpi të ndryshme ka, ndërsa ky është tregimi i një shtëpie që është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -