E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Daut Haradinaj uron Kurtin: Urime Albin, mbaji fjalët

Duhet lexuar

spot_img

Albin Kurti ka fituar besimin e deputetëve në Kuvend për të marrë mandatin e dytë si kryeministër i vendit. Nga AAK, Kurti ka pranuar dy urime të menjëhershme. Daut Haradinaj e ka uruar kryeministrin Kurti që t’i mbajë fjalët e tij.

“Urime Albin, mbaji fjalët” ka reaguar Haradinaj në Facebook. Gani Dreshaj ka thënë se është krenar me demokracinë në Kosovë duke uruar pozitën e opozitën për qëndrimin konstruktiv.

“Kosova dha edhe sot një shembull të demokracisë. Pozita dhe opozita ishin tejet konstruktive në ndërrimin e pushtetit.
I uroj Albin Kurtit punë të mbarë, mbajtje të fjalëve e premtimeve, punë më nderë e përkushtim.Uroj që pozitë e opozitë të jenë bashkë kur në pyetje është shteti dhe qytetari, kur në pyetje është kombi dhe perspektiva.
Partitë e pushtetet gjithmonë ndërrohen, por Kosova gjithmonë është ideali dhe qëllimi jonë i përhershëm” shkruan Gani Dreshaj në urimin e tij.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img