E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Dardan Molliqaj fillon të kritikojë ministrat e Kurtit

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, menjëherë pas votimit të Qeverisë Kurti me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, ka thurur kritika ndaj përzgjedhjes së ministrave të kësaj qeverie.

Postimi i plotë i Dardan Molliqaj:

”Qeverisja e re: shkarkime e spektakël policor në vend të drejtësisë, ndihma në vend të barazisë

Sot u votua qeveria e re, rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Analiza jone mbi kete qeveri eshte e bazuar mbi dy faktorë: premtimet programore që na flasin për orientimet, por edhe njerëzit që tregojnë për përgatitjen e performancën eventuale.

Ne shohim përputhje të plotë midis këtyre faktorëve. Qeverisja nuk e sheh si problem modelin ekonomik, por mosfunksionimin e tij. Prandaj, na duhen aty liberalë të pastër, mundësisht edhe me kulturë. Ekonomia do të udhëhiqet nga njerëzit e deklaruar publikisht sit ë djathtë. Ata janë Hekuran Murati, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli. Pa ndërhyrje në sistemin tatimor dhe politika të rishpërndarjes, ata na thonë se rritja ekonomike dhe zhvillimi shoqëror janë të ndara. Pa sigurime shëndetësore e sistem të drejtë pensional, qeveria e re, ndihmat do t’i shesë si sistem të mirëqenies.

Emri i sektorit të arsimit është në përputhje të plotë me mungesën e qëllimeve transformuese aq të nevojshme për këtë fushë. Arbërie Nagavci shumëkujt mund të mos i duket kompetente, por nuk duhet të harrojmë që detyrat që ajo i ka para vetes bazuar nga programi nuk do t’i sjellin fare kokëçarje. Për të ndërhyrë tek rënia drastike e nivelit të absorbimit të dijes tek nxënësit kërkohet guxim politik e dashuri për dijen, sepse duhet sfiduar një nga grupet më të mëdha të interesit. Asgjë të tillë s’do të shohim.

Shëndetësia do të drejtohet nga një ministër tejet i papërgjegjshëm. Arben Vitia kishte mbyllur Kosovën për mbrojtje nga pandemia, por në pikun e saj merr pjesë në një tubim prej 1000 personash. Sjellja e tij nuk i ngjan universalitetit të Hipokratit, por  hileve të hipokritit.

Ministria e Brendshme do t’i besohet vaj medet Xhelal Sveçlës, kurse Ministria e Jashtme përmes Donika Gërvallës do ta personifikojë në mënyrë permanente skandalin diplomatik.

Prej ditës së sotme së paku nuk do të na thonë më mjaft e kritikuat opozitën, tash do të thonë pritni 1 vit, pastaj do të thonë 1 mandat është pak…”

I pari i PSD-së në këtë postim ka vënë në pah se është i pakënaqur nga përzgjedhja e ministrave në sektorin e ekonomisë, atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria lajmёroi se sot ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img