E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Dalin raste me Covid-19, gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kalon në mësim online

Duhet lexuar

spot_img

Shkolla e mesme e lartë “Sami Frashëri” në Prishtinë nga e hëna do të kalojë në skenarin C, përkatësisht në mësim online.

Kjo për shkak të rasteve të reja me koronavirus në këtë shkollë. Shkuarja në mësim online do të bëhet me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Ditëve të fundit në shkollën ‘Sami Frashëri’ kanë rezultuar tre mësimdhënës dhe 12 grupe të klasëve në vetizolim”, thuhet në rekomandim.

Mësimi online do të mbahet për dy javët e ardhshme.

Deri tash disa shkolla kanë shkuar në mësim online për shkak të rasteve të reja me koronavirus.

Rastet me Covid-19 javëve të fundit kanë shënuar rritje. Vetëm të dielën janë regjistruar 10 të vdekur dhe 914 raste me koronavirus.

Image

 

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

The Weeknd dhe Ariana Grande vijnё me pёrpunimin e kёngёs ‘ Save Your Tears’

Remixi i kёngёs 'Save Your Tears' i Weeknd dhe Ariana Grande do të publikohet sonte mё 22.04.2021. Prodhuesi i hitit...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img