E shtunë, 27 Shkurt, 2021
No menu items!

Daçiq: Kemi të drejtë të zemërohemi me Izraelin, për shkak të njohjes së Kosovë

Duhet lexuar

Netanyahu i dërgon letër Kurtit: Të pres në Izrael për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Bayerni shkatërron Kolnin

Bayern Munchen ka mposhtur FC Kolnin në kuadër të xhiros së 23-të të Bundesligës. Bayern Munchen ka vazhduar me fitore,...

Vuçiq: Do ta mbroj Kosovën siç di dhe mundem

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për Kosovën duke thënë, se ai e mbrojti Kosovën më mirë...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kanë të drejtë të zemërohen me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi që sipas tij gjithmonë është thënë që Kosova është Jerusalemi i tyre.

Duke folur në emisionin “Prva” në RTV ai tha se lëvizja e Izraelit ndoshta do të kishte pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe atij vendi.

“Ne gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jeruzalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit”, tha kryeparlamentari serb kur u pyet për të komentuar deklaratën e ambasadorit izraelit në Serbi, Jahel Villan, i cili shprehu shpresë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Izraelit.
Sipas Daçiq, kjo njohje nga Izraeli është një tregues tjetër që çdo vend dhe popull në botë sheh interesin e vet, dhe këtu, shton ai, interesi i Izraelit ishte që një “vend” mysliman të hapte një ambasadë në Jerusalem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Netanyahu i dërgon letër Kurtit: Të pres në Izrael për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -