E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

COVID-19, vdes mjeku nga Ferizaj

Duhet lexuar

spot_img

Spitali Rajonal i Ferizajt sot humbi specialistin e anesteziologjisë, Afrim Tasholli, si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

Zeqiri e kujtoi Tashollin si një njeri stoik e profesionist.

“Stoicizmin e dëshmoi me përpjekjet prej sizifi për ta ngadhënjyer të keqen që e kaploi. Ai tërë jetën iu përkushtua humanizmit. Një kohë me angazhimin në mjekësin primare të Ferizajt,specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjisë me mjekim intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj”, ka shkruar Zeqiri.

“Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”. Dr. Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojë profesionin e mjekut”, ka shkruar tutje ai.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 18 mjekë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar post mortem 18 profesionistë shëndetësorë që vdiqën nga COVID-19.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img