E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

Çka është infertiliteti mashkullor?

Duhet lexuar

spot_img

Riprodhimi për shumicën e qifteve është një përvojë e thjeshtë dhe e natyrshme. Megjithatë, për disa çifte kjo është shumë vështirë. Pjelloria e mashkullit përgjithësisht varet nga sasia dhe cilësia e spermës së tij. Nëse numri i spermatozoideve është i ulët apo janë të cilësisë së dobët, do të jetë vështirë, dhe ndonjëherë e pamundshme, që ai të shkaktojë një shtatzëni. Infertiliteti mashkullor diagnostikohet kur pas testimit të dy partnerëve problemet riprodhuese konstatohen te mashkulli.

Sa është i shpeshtë infertiliteti mashkullor?

Infertiliteti është problem mjaft i përhapur. Në rreth një në pesë çifte jopjellore, problemi qëndron vetëm te partneri mashkull. Vlerësohet se një në 20 meshkuj ka ndonjë lloj problemi të infertilitetit ne numër të vogël të spermatozoideve në ejakulimin e tij. Megjithatë, vetëm një në çdo 100 meshkuj nuk ka fare spermatozoidë në ejakulimin e tij.

Cilat janë simptomat e infertilitetit mashkullor?

Në shumicën e rasteve nuk ka shenja të dukshme të infertilitetit. Marrëdhënia seksuale, ereksionet dhe ejakulimi zakonisht ndodhin pa ndonjë vështirësi. Në vështrim me sy, sasia dhe pamja e farës së ejakuluar zakonisht duket normale. Për të zbuluar nëse mashkulli nuk është pjellor, duhen kryer teste mjekësore.

Çka e shkakton infertilitetin mashkullor?

Infertiliteti mashkullor zakonisht shkaktohet nga probleme që dëmtojnë prodhimin e spermës apo transportin e spermës. Rreth dy të tretat të meshkujve jopjellor kanë problem me prodhimin e spermës në testikujt e tyre. Ose prodhohet numër i vogël i spermatozidëve dhe/ose spermatozoidët që prodhohen nuk funksionojnë si duhet.

Problemet e transportit të spermës konstatohen në rreth një nga pesë meshkuj jopjellor. Bllokadat (shpesh të quajtura pengesat) në tubat që e bartin spermën nga testikujt në penis mund të shkaktojnë mungesë totale të farës së ejakuluar.

Shkaqet tjera më pak të shpeshta të jopjellorisë përfshijnë:
probleme seksuale që ndikojnë në atë nëse fara është ne gjendje të hyjë në vaginën e femrës që të ndodh fekondimi (një në 100 çifte jopjellore); nivele të ulëta të hormoneve që prodhohen në gjëndrën e hipofizës të cilat veprojnë në testikuj (një në 100 meshkuj jopjello); dhe antitrupat e spermës (gjenden në një nga 16 meshkuj jopjellor). Në pjesën dërrmuese të meshkujve antitrupat e spermës nuk i dëmtojnë gjasat e shtatzënisë, por në disa meshkuj antitrupat e spermës e zvogëlojnë pjellorinë.

Shkaqet e njohura të infertilitetit mashkullor.

-Problemet me prodhimin e spermës:

* Shkaqet kromozomale apo gjenetike
* Testikujt që nuk kanë zbritur në lindje
* Torsioni (përdredhje e testikujve)
* Varikocella (grumbullimi i gjakut në testis nga venat varikoze)
* Barnat dhe kemikatet
* Dëmtimi nga rrezatimi
* Shkaqet e panjohura

-Bllokimi i transportit të spermës

* Infektimet
* Problemet që ndërlidhen me prostatën
* Mungesa e vas deferens
* Vasektomia

-Problemet seksuale (problemet e ereksionit dhe ejakulimit)

* Ejakulimi retrogradë dhe i parakohshëm
* Dështimi i ejakulimit
* Mosfunksionimi i ereksionit
* Marrëdhënie të rralla seksuale
* Lëndimet e boshtit kurrizor
* Kirurgjia e prostatës
* Dëmtimi i nervave
* Disa barna

-Problemet hormonale

* Tumoret e hipofizës
* Mungesa e lindur e hormonit leutenizues dhe hormonit për stimulimin e folikulave
* Abuzimi me steroidë anabolik (androgjenik)

-Antitrupat e spermës

* Vasektomia
* Lëndim apo infektim i epididimisit
* Shkak i panjohur

Si trajtohet infertiliteti mashkullor?

Një në tetë meshkuj jopjellor e ka gjendjen që trajtohet dhe pas trajtimit çifti mund të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale.

Në disa raste, mjeku rekomandon që çifti të kërkojë teknologjitë e riprodhimit të asistuar (TRA) sikurse IVF (fertilizimi in vitro). TRA-të nuk e shërojnë apo trajtojnë shkakun e infertilitetit por ato mund të ndihmojnë që çifti ta arrijë shtatzëninë, edhe nëse mashkulli ka numër shumë të ulët të spermatozoideve

Çka është ICSI?

Injektimi intracitoplazmik i spermës është një form e IVF-it ku një spermatozoid i vetëm vendoset drejtpërdrejtë në secilën vezë duke e shpuar mbështjellësin e jashtëm të vezës. ICSI është posaçërisht i dobishëm për meshkujt me prodhim të dobët të spermës. Spermatozoidët mblidhen nga fara apo hiqen me kujdes nga testisi apo epididimisi.

ICSI mund të arrij shtatzëni edhe kur prodhohet një numër shumë i vogël i spermatozoideve.

Ndërsa me IVF, pas fertilizimit embrionet që rezultojnë vendosen në mitrën e gruas.

Dr.Ahmet Payaslı
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo