E diel, 7 Mars, 2021
No menu items!

City përgatitë ofertën finale për Messin, argjentinasi mund të fitojë mbi katër milionë euro në muaj

Duhet lexuar

Arsyet pse ecja ditore duhet të jetë në agjendën e gjithsecilit

Kur ecni, trupi lëviz këmbët në tre plane: vertikale, gjatësore, tërthore. Sa më i shpejtë të jetë ritmi i...

Policia franceze s’po i lejon njerëzit të shëtisin pranë lumit – shkak mosdistanca

Policia franceze i largoj njerëzit që po shëtisnin të shtunën pranë brigjeve të lumit Seine në qendër të Parisit...

Shkurte Gashi zbulon dhuratën speciale që mori nga partneri për ditëlindje

Në tetor të 2020-s mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të...

Lionel Messi vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester Cityt për sezonin e ri.

Ikona e Barcelonës pritet të largohet në verë nga Camp Nou pasi është futur në vitin e fundit të kontratës.

Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij, por nuk do të jetë aspak e lehtë të bindet argjentinasi, pasi duhet shpenzuar shumë për ta pasur atë në skuadër.

Manchester City mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, për faktin se në radhët e veta ka edhe trajnerin Pep Guardiola.

Por tani në Angli insistojnë se City ka filluar të ulë ofertën për lojtarin, pasi mendon se me situatën ekonomike që është krijuar në botë, edhe argjentinasi duhet të ketë më pak pretendime.

Kështu, ka ulur me 196 milionë euro ofertën që i kishte vënë përpara futbollistit në verë. Gjithsesi, mbeten përsëri shifra stratosferike për pjesën tjetër të futbollistëve, pasi marrëveshja e re parashikon një pagesë prej thuajse 1,15 milionë eurosh në javë për lojtarin për pesë vitet e ardhshme.

Sipas medias angleze ‘The Sun’, klubi anglez është gati t’i ofrojë Messit rreth 500 milionë euro në total për dy vite në radhët e këtij klubi, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion, si dhe pjesën tjetër në SHBA te ekipi që ka në MLS, New York City.

Kjo është një kontratë që pastaj mund të rritet në termat ekonomikë dhe në kohëzgjatje nëse pas përfundimit të karrierës, Messi do të pranojë rolin e amabasadorit sportiv për Manchester Cityn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arsyet pse ecja ditore duhet të jetë në agjendën e gjithsecilit

Kur ecni, trupi lëviz këmbët në tre plane: vertikale, gjatësore, tërthore. Sa më i shpejtë të jetë ritmi i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -