E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Çitaku kalimin e Grainces në VV e konsideron pazar politik: PDK të nisë procesin e reformave

Duhet lexuar

spot_img

Çitaku kalimin e Grainces në VV e konsideron pazar politik: PDK të nisë procesin e reformave

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku është deklaruar rreth largimit të deputetes Adelina Grainca e që iu bashkua Vetëvendosjes. Ajo thotë se të ndërrosh mendje dhe pozicion politik në demokraci është normale por që me ndryshu taborë politika brenda orës pa asnjë arsye të është mungesë elementare e vetëdijes politike dhe është reduktim i politikës në Pazar.

Megjithëkëtë Çitaku thotë se PDK duhet të marrë mësim nga kjo dhe të nisë procesin e reformave.

“Me ndërru mendjen, qëndrimin dhe pozicionimin politik në demokraci është normale. Herë ndryshojnë rrethanat, e herë ndryshojmë vet. Ama, me ndryshu tabore politike brenda orës, pa asnjë arsye të artikuluar, është as më shumë e as më pak se mungesë elementare e vetëdijes politike. Është reduktim i politikës në pazar. Deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, sepse zonja Grainca hyri në sallë në raundin e dytë, dhe vota e sajë ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë paknaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së. Motivin e din më së miri ajo vet, por aman mos na e veshni oportunizmin politik me interes për Kosovën e sakrificë. Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani”, ka shkruar ajo.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

5 vite nga nёnshkrimi i Marrëveshjes sё Parisit, por çfarё ёshtё ajo?

Marrëveshje, dakordim, qëllim, pakt - quajeni atë si tё dëshironi, kjo i referohet një qëllimi qendror, të rënë dakord...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img