Kujdesi për veten është thelbësor për një jetë të shëndetshme, andaj kujdesuni për veten tuaj me një rutinë që do t’ju bëjë të ndiheni të relaksuar dhe të ripёrtёrirё. Akti i vetë-kujdesit është veprim qё bёhet për të arritur një shëndet dhe mirëqenie më të mirë, dhe i cili mund t’ju ndihmojë kur keni momente pasigurie apo zhgënjimi. Me pandeminë e vazhdueshme Covid-19 dhe paqëndrueshmërinë financiare dhe humbjen e punës që ka ardhur së bashku me të, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për shëndetin mendor, fizik dhe emocional që e bën vetë-kujdesin më të rëndësishëm se kurrë më parë.
Kur vetё-kujdesi ёshtё i duhur, njeriu mё pas do tё mendojё dhe do tё ndihet mё mirё, sepse siç e dijmё ekziston njё lidhje e fortё mes mendjes dhe trupit.
Tё mos e lёmё pandeminё tё na kёrcёnojё mirёqenien mendore dhe fizike të secilit prej nesh. Qëndrimi në shtëpi dhe distancimi social kanë rritur izolimin dhe ndjenjёn e pasigurisё, andaj duhet tё mёsohemi me aktin e vetё-kujdesit, tё jemi tё pёrgatitur për qetësi dhe vetë-reflektim, e cila mё pas ndikon nё përmirësimin e ndjenjës sё mirëqenies, ul presionin e gjakut, përmirëson tretjen dhe madje edhe rrit sistemin imunitar, prandaj kujdesi jo vetёm qё ёshtё i natyrshёm por me shumё dobi pёr shёndetin.
Nё anёn tjetёr, leximi i ndonjё libri, shikimi i ndonjё filmi, dёgjimi i ndonjё muzike dhe poashtu sporti dhe aktivitetet tjera si udhёtimi, ecja nё natyrё, rregullimi i kopshtit, higjiena, bёn qё njeriu tё ndihet mё i relaksuar, andaj frymëzohuni për të qenë të mirë me veten tuaj, kjo ёshtё njё prioritet pёr njeriun, poashtu sikur gjumi.
Me fjalë të tjera, nga akti i vetë-kujdesit përfiton shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme.