E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Catherine Zeta-Jones me linjёn e re ‘Casa Zeta-Jones’

Duhet lexuar

spot_img

Bukuroshja nga Uellsi, Catherine Zeta-Jones ka luajtur në një varg filmash hit, duke fituar një Oskar dhe një Bafta për rolin e saj në Çikago – dhe tani ajo po ndjek hapat e atyre si Gwyneth Paltrow dhe Kate Hudson për t’u bërë gjithashtu një kёshilltare shpirtёrore pёr stilin e jetës.

Marka Casa Zeta-Jones e aktores uelshiane përfshin veshje, këpucë, një gamë artizanale kafeje dhe tani një koleksion bukurie të prodhuar në bashkëpunim me Wunder2. Pse 51-vjeçarja donte të degëzohej në kozmetikë?

Buzëkuqi Wunder2 X Casa Zeta-Jones Saten në Burnt Crimson (Indepedent-UK)

“Unë praktikisht kam dal nga barku e lyer me ‘make-up’”, thotë Zeta-Jones. “Unë e kam dashur atë për aq kohë sa më kujtohet. Nëna ime nuk do ta merrte as koshin në hendek pa e lyer fytyrën.

“Unë gjithashtu kam pasur privilegjin të punoj me disa nga artistët më të mirë të ‘make-up’ dhe të provoj çdo produkt të mundshëm. Kështu që mundësia për të krijuar linjën time, me formulimet që janë më të mirat nga të gjitha që kam provuar, ka qenë e mrekullueshme.”

E martuar me aktorin Michael Douglas që nga viti 2000, Zeta-Jones është mamaja e Dylan, 20 vjeç dhe Carys, 18 vjeç, dhe së fundmi zbuloi se fëmijët e saj mund të jenë duke filluar karrierёn e tyre.

Ylli i lindur në Swansea ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar me familjen e saj në shtëpinë e tyre në Nju Jork dhe thotë se gjatë bllokimit ajo i dha fund rutinës së saj të përditshme të bukurisë.

“Epo, nga dita në ditë, kur nuk jam duke punuar, rutina ime e ‘make-up’-it ka qenë gjithmonë më e thjeshtë sesa, të themi, në tapetin e kuq në një shfaqje çmimesh” – shtoi Zeta-Jones.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img