Stina e dimrit është stina e ftohjeve më të shpeshta dhe e gripave të cilët na bëjnë të ndihemi jo rehat sidomos në këtë kohë pandemie. Sa herë që sëmuremi, shtëpinë e mbushim me barëra shumica e të cilëve nuk kanë efekt.
Tani po ju tregojmë një detaj të cilin e kanë përdorur qysh në kohët e mëhershme e për të cilin do na falënderoni pasi të ketë sukses. Është ky një çaj i cili pregaditet në shtëpi e që përbërësit e tij patjetër se gjenden në çdo familje.
Përgaditja e çajit nga qepa është me efekt të shkëlqyeshëm kundër gripit dhe ftohjes që zakonisht i fitojmë në stinën e dimrit. Na nevojitet, një tenxhere mesatare, lëvorja e 2 qepëve të mesme, dhe 400 ml ujë. Lëvoret e qepëve vendosen në tengjere e pastaj u hidhet uji dhe e tëra çka duhet të bëjmë, ta lëmë të zihet për rreth 25 minuta deri sa të arrijë ngjyrën e kuqrremtë. Pasi të zihet, kulloni çajin nga tenxherja në shishe qelqi të cilat mund t’i mbyllni me kapak, ndërsa lëvoret e qepës nuk ju duhen më. Për shkak të shijes që dikujt nuk i pëlqen, mund t’i hidhni një copë limon në filxhanin tuaj dhe 1 lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Efekti do të jetë i njëjtë!
Rekomandohet ta pini 2-3 herë në ditë.