E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Brikman: Izraeli i gatshëm për fillimin e fluturimeve Prishtinë – Tel Aviv

Duhet lexuar

spot_img

Njohja e Kosovës nga Izraeli ka bërë që nga dy vendet të hapen shumë mundësi për bashkëpunim të ndërsjellë.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Korporatës për Zhvillim Kosovë – Izrael, Damian Brikman ka bërë me dije se do të bisedojnë për fillimin e fluturimeve nga Prishtina për Tel Aviv.

Disa javë më parë Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem. Kjo pasoi vetëm pak kohë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin më 1 shkurt 2021.

Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dokumentin për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit Donald Trump.

Bashkimi Evropian, më 2 shkurt të vitit 2021, ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img